FOTO/ Miley Cyrus shtatzënë?

Aktorja Miley Cyrus pak muaj më parë kurorëzoi dashurinë e saj 10 vjeçare me Liam Hemsëworth.

Çifti preferuan që ceremonia e dasmës tyre të ishte shumë e fshehtë dhe të pranishëm të ishin vetëm të afërmit e tyre.

Menjëherë pas dasmës, në media nisën të qarkullojnë lajme se ceremonia u përshpejtua, pasi këngëtarja është në pritjen e ëmbël.

Por me sa duket këto fjalë do të mbeten në kuadër të thashethemeve sepse këngëtarja i ka mohuar nëpërmjet një postimi në ‘Twitter”.

‘Nuk po pres një fëmijë, por është e mrekullueshme të dëgjosh që të gjithë janë ‘kaq të lumtur për ne’… Dhe ne jemi të lumtur për veten. Të lumtur për këtë kapitull të ri në jetën tonë… Tani a mundeni të gjithë të më lini të qetë dhe të vazhdoni të shikoni një vezë”, shkroi me batutë Miley në “Twitter'.