FOTO/ Almeda Abazi i bashkohet sfidës më të re në Instagram/A ka ndryshuar shumë?

Për të gjithë që nuk janë në dijeni, sfida më e re në Instagram është të postosh një foto të 10 viteve më parë.

Përveç masës së gjërë  nga sfida në fjalë duket se janë joshur dhe Vipat.

Dhe në këtë sfidë është përfshirë dhe ish-Miss shqiptar Almeda Abazi  e cila po pret të bëhet nënë për herë të parë duke publikuar një foto në Insta Story.

Almeda postoi një foto të realizuar në 2008-n, nga konkursi i bukurisë në Shqipëri, prej të cilës doli fituese. 

Ajo ka vendosur që ta krahasojë me një foto të realizuar vitin e kaluar, ku ishte si moderatore në spektaklin “Dancing with the Stars”.

Dhe ne ju pyesim a ka ndryshuar shumë ish Miss-i?