Vizita, Komisioneri Hahn sot në Kosovë, takohet me Haradinajn

Komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë në BE, Johannes Hahn, do të qëndrojë sot në Kosovë.

Gjatë vizitës në Kosovës, komisioneri Hahnn do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn”, thuhet në agjendën e kryeminsitrit.

Ende nuk është bërë e ditur se për çfarë do të takohen, Hahn dhe Haradinaj.