Thyhet e grabitet bankomati në Vorë

Një bankomat është grabitur në orët e para të mëngjesit në Vorë.

Persona të paidentifikuar kanë thyer me sende të forta duke e shkatërruar plotësisht dhe më pas kanë grabitur paratë që ndodheshin në bankomat.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.