FOTO/ Ish-gjyqtari i njohur bën moviolën e Juve-Milan, ja ku gaboi kryesori

Ish-gjyqtari Graciano Cesari, në një prononcim për “Sportmediaset”, bën moviolën e Juve-Milan, e cila pati disa polemika për vendimet e kryesorit Luca Banti.

U surprizova nga vendimi i fundit i Bantit, ku nuk shkoi për të riparë ndërhyrjen e Emre Can ndaj Contit. Ishte një ndërhyrje që meritonte më shumë vëmendje në atë moment të ndeshjes. Për rastin e Kessie nuk ka dyshime, i merituar kartoni i kuq. Te goli i Ronaldos, një mbrojtës e mban portugezin në lojë”, deklaroi ish-arbitri Cesari.