Pasi i rezistoi mocionit të mosbesimit, flet Theresa May: Ja çfarë do të ndodhë me Brexit

Theresa May i ka shpëtuar mocionit të mosbesimit dhe do të vashdojë që të jetë kryeminstria e britanisë.

Por parlamenti më herët ka rrëzuar marrëveshjen me Bashkimin Europian.

Pas u ri konfirmua May ka dalë në një deklaratë për shtyp ku është shprehur:

‘Këtë mbrëmje qeveria ka fituar besimin e parlamentit, kjo tashmë na jep ne mundësinë për tu fokusuar dhe për të gjetur një mënyrë për të bërë përpara në Brexit.

Njerzit e britanisë na duan ne që të vazhdojmë përpara me Brexit, dhe gjithashtu me gjërat e tjera që atyre u interesojnë.

Por marrëveshja që unë pata punuar dhe negociuar me Bashkimin Euriopian është kundërshtuar nga parlamentarët.

Tashmë ne e dimë se çfarë duan ligjvënësit dhe prandaj po i ftoj të gjithë deputetët e të gjitha partive që të na bashkohen dhe të gjejmë një zgjidhje sëbashku”.

/Ariglon Pali/Syri.net/