FOTO/ Interit i dëmtohet sulmuesi gjatë seancës stërvitore

Një lajm i keq për trajnerin e Interit, Luciano Spalletti, i cili ka humbur shërbimet e sulmuesit senegalez Keita Balde, pasi ky i fundit pësoi një dëmtim gjatë seancës stërvitore.

Rezonanca magnetike konfirmoi probleme muskulore në kofshën e djathtë të senegalezit, që tashmë do të mungojë për të paktën 3 javë.

Keita Balde iu bashkua Interit në verën e këtij viti, i huazuar nga Monaco, dhe deri tani ka luajtur në 17 takime, duke shënuar edhe 4 gola, ndonëse në shumicën e rasteve ka ardhur nga stoli.

Zikaltrit gëzojnë të drejtën e blerjes së sulmuesit, nëse do të binden deri në fund të sezonit për aftësitë e tij sportive.