Gattuso i dëshpëruar për humbjen: Dhamë gjithçka, u munduam të ngjisim një mal të madh

Trajneri i Milanit, Genaro Gattuso, përgëzon djemtë e tij pas finales së humbur ndaj Juventusit, ku shprehet se ata dhanë gjithçka, ndërsa gjithashtu  flet edhe për situatën e krijuar të Higuainit.

“Duhet të përgëzoj djemtë e mi, u munduam të ngjisim një mal të madh, dhe pas episodeve të krijuara, e gjykoni vetë. Përjashtimi i Kessie me të kuqe ishte i drejtë, por nëse ekziston teknologjia le të përdoret. Dhamë gjithçka në fushë, ndoshta edhe diçka më shumë, tani le ecim përpara”, deklaroi tekniku i kuqezinjve.

“Djemtë janë të gjallë, kemi pika të forta, por edhe defekte, por në fushë dhamë të gjithë karakterin tonë. Në Genoa do të shkojmë me shumë mungesa, por sot kemi pak shije të hidhur nga kjo ndeshje”, shtoi Gattuso.

Në fund edhe “çështja Higuain” komentohet nga trajneri i Milanit, i cili thotë: “Nuk ndodhi asgjë, ai kishte një temperaturë 38.5 gradë mbrëmë. Bëmë gjithçka që ta kishim në fushë, por nuk kishte fjetur shumë. Duket si shaka, por kur Princi i Arabisë erdhi të na përshëndeste sot, doja të mos ishte aty sepse mund të shpërndante virusin tek të tjerët”.