Allegri reagon pas suksesit ndaj Milanit

Masimilliano Allegri ka folur pas fitimit të Superkupës ndaj ish-ekipit të tij, Milanit. Ky ishte titulli i 10-të për trajnerin e bardhezinjve.

“Ishte lojë zbavitëse me disa raste kundër dhe në favor. Milani na ka vendosur në vështirësi. Kur ndodheshin në superioritet numerik duhet ta kishim mbyllur ndeshjen. Ishte shumë nxehtë, e fituam këtë takim me tru. E rëndësishme ishtë që e çuam Superkupën në shtëpi”, u shpreh fillimisht tekniku.

Më pas ai komentoi edhe Ronaldon. “Është vlerë e shtuar dhe vendimtare që kemi një si ai në ekip. Është lojtar i rëndësishëm dhe u përshtat shumë mirë, por e gjithë skuadra ka bërë ndeshje të mirë. Nxehtësia ka bërë punën e saj, ishim të ngadaltë në driblim. Të gjithë bënë ndeshje të mirë, edhe ata që u futën. Ky ekip është profesionist”, deklaroi Allegri.