Ja kujt ia dedikon Cristiano Ronaldo trofeun e parë me Juventusin

Menjëherë pas fitimt të Superkupës kundër Milanit, ka folur autori i golit vendimtar, Cristiano Ronaldo.

Për “Rai Sport” portugezi u shpreh: “Ishte ndeshje shumë e vështirë dhe e nxehtë. Bëmë një takim të madh, duke krijuar shumë raste dhe jam i lumtur që ia arritëm të fitonim. Trofeu i parë me Juventusin ishte ajo që doja për ta nisur mirë 2019-tën. Do të vazhdojmë të punojmë me qetësi për të fituar edhe në të ardhmen. Është ende rrugë e gjatë. Këtë fitore ia dedikoj tifozëve, familjes dhe shokëve të mi”.