Kryemadhi: Nga nesër opozita në krye të protestave për rrëzimin e këtij kryeministri hajdut psikik

E ashpër është treguar pas seancës së sotme p[parlamentare, Monika kryemadhi, kryetarja e LSI-së.

Duke marrë shkas nga moslejimi i diskutimeve të deputetëve të opozitës, në seancën e shkarkim/emërimeve të ministrave, Kryemadhi, bëri të ditur se, nga nesër opozita në krye të protestave për rrëzimin e këtij kryeministri hajdut psikik.

 “Lulzim Basha e tha mirë.  Opozita do të mblidhet dhe do të diskutojë, jo më për bojkotin e Parlamentit, se nuk ke çfarë i bojkoton më këtij, por për rrëzimin e Edi Ramës.

Opozita deri më sot ka marrë damkën si zjarrfikëse, por tani nuk ka më, do të vendoset në krye të protestave. Çdo njeri që mbështet këtë kryeministër, të sëmurë psikik dhe hajdut psikik, është tradhti kombëtare.

Nga nesër e tutje, do të keni lajme pa fund”, u shpreh Kryemadhi, në dlaje nga seanca e sotme parlamentare.