VIDEO/ Basha: Sot nisim aksionin për të rrëzuar me çdo kusht të sëmurin psiqik

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ishte  mjaft i qartë sot jashtë dyerve të Kuvendit ku deputetë e opozitës nuk u lejuan të flasin.

Ai tha se që sot opozita e bashkuar sëbashku me qytetarët do të përdorë çdo mjet për të rrëzuar të sëmurin psiqik që ka marrë peng Shqipërinë.

‘Sot ishte rënia e fasadës, emërimi i personave që përfaqësojnë vullnetit e tij personal. Sot ishte dhe akti i rënies së qeverisë, i kapjes së shtetit nga Edi Rama. Me aktin e sotëm asgjësimi i Kuvendit. për herë të parë opozita kërkon debat në Kuvend, për tu treguar shqiptarëve të vërtetat tronditëse pas këtyre kukullave. Asnjë nga arsyet e parashtruara nga kryetari i kooperativës nuk qëndron. Opozita parashtroi kërkesë, asnjë ligj nuk e pengon opozitën, ai atë e ndalo një kryetar Kuvendi dhe një hajdut psiqik, të cilët i dhanë fund qeverisjes. Sot kemi një qeveri të vdekur. Ne kishim një qeveri në koma që erdhi në pushtet me paratë e krimit. Jemi në një gjendje emergjence kombëtare. Për herë të parë nga koha e Enver Hoxhës sot kryeministri është dhe ministër i jashtëm. Faturën e kësaj sjellje e paguajnë shqiptarët e thjeshtë, e paguajnë studentët. Faturën e paguajnë pensionistët, sipërmarrja ku bizneset po mbyllen çdo ditë. Faturën e paguajnë policët të cilët sot nderojnë si VIP-a trafikantët e drogës, ndërkohë që eprorët e tyre arrestojnë të pafajshëm. Kjo nuk mund të vazhdojë më, duhet të marrë fund. Nuk duhet të ketë më një shtet me një hajdut psiqik që sot u përpoq ti mbyllë gojën opozitës. Detyra jonë kryesore si opozitë është të jemi në krahë të këtyre njerëzve, ti japim zgjidhje politike. Çdo ditë me Edi Ramën kryeministër është ditë krize për shqiptarët. Çdokush që i shërben me vetëdije vazhdimit për çdo ditë të Ramës kryeministër është një tradhtar dhe duhet të tradhtoi i tillë, kushdo qoftë ai, deputet, gazetar, analist apo oligark, të gjithë duhet të konsiderohen si tradhtarë. Ajo q do të bëjmë si opozitë është mobilizimimi total i të gjitha resurseve opozitare për të rrëzuar me çdo mjet shkaktarin e kësaj emergjence kombëtare', u shpreh Basha.