Kamikazi i ISIS vret trupat amerikane në Siri

Disa ushtarë amerikanë raportohet se mbetën të vrarë në një sulm vetëvrasës të mërkurën në Siri, thotë ushtria amerikane.

Shteti Islamik tha se një nga militantët e tij  kishte shpërthyer një jelek bombë pranë një patrulle të SHBA në qytetin kurd të Manbijit.

Një agjenci e lajmeve kurde raportoi se tre ushtarë amerikanë, një oficer lokal i sigurisë dhe nëntë civilë vdiqën.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Trump është informuar lidhur me situatën.

Trupat amerikane janë në Manbij për të mbështetur luftarët kurdë dhe arabë, të cilët e kanë përzënë ISIS nga pothuajse të gjithë Sirinë lindore.