Presidenti i Barcelonës sqaron të ardhmen e trajnerit Valverde

Trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde, në fund të sezonit i skadon kontrata me klubin dhe duhet që të vendoset për të ardhmen e tij.

Vetë presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka folur për këtë temë duke konfirmuar trajnerin në krye të pankinës blaugrana.

“Ne nuk kemi asnjë dyshim që Valverde do jetë trajneri i Barcelonës për sezonin e ardhshëm. Ne do të flasim me të kur të vijë momenti i duhur. Kështu kemi rënë dakord”, ka thënë presidenti i klubit.

Valverde ka qenë një trajner i suksesshëm për Barcelonën, pasi deri tani ka fituar tre trofe; 1 kampionat, 1 Kupë Mbreti dhe 1 Superkupë të Spanjës.

Ndërkohë në sezonin e tij të parë te katalanasit ai nuk ka bërë mirë në Champions, pasi është skualifikuar nga Roma në 1/8-tat.