Votimi te Ekonomiku, më se 2/3 e studentëve kërkojnë bojkot

Fakulteti Ekonomik është mbyllur prej studentëve ditën e sotme. Mbyllja ka ardhur pas një votimi që studentët kanë bërë në Fakultet në lidhje me bojkotimin e mëtejshëm të mësimit.

Sipas votimit, më se 2/3 e studentëve, saktësisht 67 % e të anketuarve, nga departamente dhe cikle të ndryshme të studimit (Bachelor e Master) kanë votuar për bojkotimin e mësimit.

Vetëm më pak se 1/3, rreth 31% kanë votuar për nisjen e mësimit, ndërsa 2% kanë qenë të lëkundur midis bojkotit dhe nisjes së mësimit.