Zidane pranë marrëveshjes me Juventusin

Shënjestra e Manchester United, Zinedine Zidane është pranë marrëveshjes për tu bërë trajner i ardhshëm i Juventusit.

Pas largimit nga Madridi, ish-trajneri i Real Madridit ka qenë subjekt i një numri të madh spekulimesh dhe në fund të sezonit pritet të marrë drejtimin e “Zonjës së Vjetër”.

Bazuar në një raport nga ‘Don Balon’, klubi i ardhshëm i Zidanes tani do të jetë Juventusi dhe marrëveshja tashmë është arritur për të zëvendësuar Massimiliano Allegrin.

Zidane është përfolur disa herë për t’iu bashkuar “Djajve të Kuq”, të cilët aktualisht janë në detyrë të Ole Gunnar Solskjaerit deri në fund të sezonit.

‘The Sun’ ka përmendur përveç Zidanes edhe Mauricio Pochettinon si kandidatë udhëheqës për të marrë detyrën sezonin e ardhshëm si një trajner i përhershëm, por duket se francezi nuk do të kalojë në Premierë Ligë.