Siri, vriten 4 ushtarë amerikanë

Katër ushtarë amerikanë janë vranë dhe tre të tjerë janë plagosur në një shpërthim që ndodhi të mërkurën në qytetin sirian të Manbij-it, njoftoi një zyrtar amerikan.

Një faqe lajmesh e lidhur me Shtetin Islamik lëshoi më herët një deklaratë ku thuhej se një sulmues vetëvrasës kishte shënjestruar një patrullë të koalicionit të udhëhequr nga SHBA që vepron në Manbij.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Trump është informuar lidhur me situatën.