Interi merr lajmin e keq, sulmuesi mungon 3 javë: Humb këto ndeshje...

Interi ka marrë një lajm të keq nga infermieria.

Zikaltërit e drejtuar nga Luciano Spalletti do të vuajnë mungesën e Keita Balde Diaon i cili si pasojë e dëmtimit në kofshë do të mungojë 3 javë.

Lajmi është kon firmuar nga faqja zyrtare e klubit të Interit, ndërsa Keita Balde do të humbë sfida të rëndësishme.

Sulmuesi i huazuar nga Monaco do të humbë duelet në Serie A kundër: Sassuolos dhe Torinos si dhe ndeshjen e rëndësishme në Kupën e Italisë ndaj Lazios.