Zëra merkato: Barcelona dëshiron të transferojë talentin shqiptar

Barcelona i ka hedhur sytë te një talent shqiptar.

Bëhet fjalë për ‘yllin’ e përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova i cili ka zgjuar interesimin e gjigantëve të La Ligas, shkruan SYRI.net.

Kujtojmë që  Edon Zhegrova është objektiv i Milanit që e konsideron kosovarin si zëvendësuesin ideal të Hakan Calhanouglut.

Siç raportohet nga 'SportMediaset', Barcelona do të ishte një nga ekipet më të interesuara për marrjen e shërbimit të Zhegrova që po monitorohet nga skautët e klubit spanjoll.

Zhegrova nuk ka luajtur rregullisht te Genk, ndërsa ka arritur të shënoi pesë gola dhe ka bërë tri asistime.