Skandali i falsifikimit/ Kreu i ARRSH në prokurorinë e Tiranës

Kreu i ARRSH-së Afrim Qendro është thirrur sot në Prokurorinë e Tiranës ku do të merret në pyetje për aferën e Unazës së Madhe.

Kompania DH Albania e cila ishte një nga fitueset e Unazës së Madhe falsifikoi një pjesë të dokumenteve, duke paraqitur veten si një kompani që operonte në SHBA.

Mësohet se një ditë më parë në prokurorine e Tiranes u pyetën edhe pesë anëtarët e vlerësimit të ofertave.