Mesazhi i Bashës: Qytetarët ta marrin në dorë fatin e tyre

Kreu Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në ‘Tempora’ nga Sonila Meço është shprehur se qytetarët duhet ta marrin fatin e tyre në dorë.

Sipas kreut të opozitës, qytetarët nuk duhet ta lënë fatin e tyre në dorën e një politikani të papërgjegjshëm.

Meço: Si do të largohet Edi Rama? Në fakt deri tani veç protestës së studentëve, po të hapni rrjetet sociale në diskurin e tyre është kjo vezë..

Basha: Veza e Endri Hasës…

Sonila Meço:… dhe një çizme

Basha: Çizmja e Monikës…

Sonila Meço: Cili di të jetë mjeti tjetër?

Basha: Shumë çizme dhe shumë më shumë vezë, shumë më shumë qytetarë, mundet edhe pa çizme dhe pa vezë, qytetarë të vendosur të rimarrin fatin e tyre në duart e tyre. Mos ta lënë as në dorë të një politikani të papërgjegjshëm, të degraduar, të verbuar nga paratë e paligjshme. As nga në dorë të një shteti që i trajton ata me arrogancë, pa dinjitet, ndërkohë që nderon kriminelët, por ta marrin fatin në duart e tyre