Mesut Ozil tek Interi ose Juventusi, por problem mbetet paga

Trajneri Unai Emery nuk e llogarit më, ndaj kjo ka bërë që Mesut Ozil të mendojë largimin nga Arsenali që në këtë merkato të dimrit.

Sipas "TMW", lojtari gjerman i është ofruar vetë klubeve italiane Juventus dhe Inter.

Lojtari që ka fituar Kupën e Botës në vitin 2014 ka qenë i lidhur me këto dy klube.

Klubet italiane nuk dihet sa a do të ishin të gatshëm të paguanin pagën e gjermanit.

Ozil nën drejtimin e Arsene Wenger ka qenë lojtari kryesor në skuadër, por me ardhjen e Unay Emery gjërat kanë ndryshuar dhe tashmë aventurës së mesfushorit te “Topçinjtë” i ka ardhur fundi.