Manchester United hedh sytë tek ylli i Romës

Manchester United i është bashkuar garës për yllin e Romës, Cengiz Under.

“Djajtë e Kuq” vazhdojnë të mbeten të interesuar për të forcuar skuadrën me emra të rinj.

Cengiz Under, talenti 21-vjeçar i Romës, është synimi i radhës i skuadrës së drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer.

Lajmi bëhet i ditur nga “ESPN FC”, që bën të ditur se vlera e Under cilësohet rreth 50 milionë euro.

Arsenal, Tottenham dhe Bayern Munich po ashtu janë të interesuar për lojtarin e Përfaqësueses turke.