WIKIPEDIA njeh edhe shqipen si gjuhë të dytë zyrtare në Maqedoni

WIKIPEDIA ka renditur nga sot edhe gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni përveç gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj cirilik.

Gjuha shqipe u shpall si gjuhë zyrtare gjatë ditës së djeshme në Maqedoni.

Një lajm i mirë dhe i shumëpritur për shqiptarët në Maqedoni dhe jashtë saj, është votimi i  Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve , për t’i dhënë gjuhës shqipe statusin e një gjuhe zyrtare në shkallë republike.

Gjuha shqipe në Maqedoni deri dje, gëzonte statusin e gjuhës zyrtare vetëm në komunat, ku ajo tejkalonte 20 për qind të popullsisë, por jo edhe në gjithë territorin e saj.