Guardiola bëhet supersticioz: Liverpooli sjell ters

Pep Guardiola ka folur pas fitores 3-0 përballë Wolves, që do të thotë se Manchester City është ende 4 pikë pas Liverpoolit kryesues.

Spanjolli e mundi përballë Kloppin dhe tani kërkon ta vendosë nën presion.

Megjithatë, Guardiola kërkon që të tijtë të shikojnë vetëm punën e tyre.

“Ne mund të kontrollojmë vetëm fatin tonë, atë që bëjmë në ndeshjen tonë, jo të rivalëve tanë. Ua kam thënë sot lojtarëve këtë gjë. U kam thënë mos të shikojnë kalendarin e Liverpoolit, madje as mos ta përmendin si emër sepse sjell ters. Kur mendojmë për ta, zakonisht humbasim. Duhet vetëm t’i vëmë nën presion”, tha Gurdiola.