Flamuri shqiptar në maskën me të cilën do luajë Rey Manaj pas dëmtimit

Rey Manaj, pas dëmtimit të pësuar në fytyrë ndaj Granadas, për fatin e tij të mirë është rikthyer menjëherë në fushë për Albaceten, por me ndihmën e një maske në fytyrë.

Sulmuesi me origjinë nga Lushnja, në fakt ka krijuar një maskë të personalizuar, me detaje nga vetë ai.

Në ballë ka të shkruar inicialet, RM, dhe krah saj numrin 22.

Më poshtë, në pjesën e faqeve, në anën e djathtë gjendet flamuri kombëtar shqiptar, ndërsa në atë të majtën, logo e Albacetes.