Chiellini ‘ngre në qiell’ Ronaldon: Përpiqem të mësoj nga ai

Giorgio Chiellini është kapiteni i ri i Juventusit pas largimit të Buffon.

34-vjeçari prej vitesh është në nivele të larta dhe një nga pikat kryesore te Juventusit.

Ai për “BBC” ka komentuar edhe mbërritjen e Cristiano Ronaldos.

“CR7 ka shënuar disa herë kundër nesh si kundërshtar, madje shumë herë. Shpeshherë ka thyer ëndrrat e mia, si në Cardiff, Madrid e Torino. Më parë Championsi ishte ëndërr për ne, ndërsa tani është objektiv. Jemi mes 4-5 skuadrave që mund ta fitojnë. Ronaldo është më i miri në botë dhe shpresojë të bëjë diferencën me personalitetin e tij. Isha kurioz ta shihja nga afër në fushë, por edhe jashtë saj. Përpiqem të mësoj nga ai. Më ka ndihmuar shumë. Nuk e besoja se do të vinte te Juventusi dhe kur fola me presidentin mbeta i habitur”, shprehet Chiellini.

Më pas ai flet edhe për Superkupën dhe objektivat që bardhezinjtë kanë.

“Duam të fitojmë Superkupën. Në Serie A ishim perfektë në këto 3 muaj, por e dimë se pjesa më e vështirë është tani. Nuk e di dhe sa do të luaj, por jam i përgatitur për fundin e karrierës. Jetoj çdo ditë, po zbavitem dhe do të më pëlqente të rrija këtu”, përfundon italiani.