Tallja epike e avokatit të Balilit: Ja pse s'u dorëzua dy vjet më parë

Klement Balili është vetedorezuar dhe sjellë në Tiranë mesditën e sotme.

Në një prononcim për median avokati Theodhori Sollaku ka zgjedhur të tallet me gjithë sistemin dhe strukturat e antikrimit dhe të drejtësisë.

Duke tentuar 'të shpjegojë' pse Klement Balili nuk ishte dorëzuar dy vite më parë kur ishte firmosur urdhër ndalimi Theodhori Sollaku, zgjodhi përgjigjen tallëse, sipas të cilit:

'Çdo të bënte këto dy vjet?!

Shteti do të paguante ushqimin, fjetjen, do mbante policë për ta ruajtur në burg. Kostoja e një të burgosuri është gati 50 euro.

Por kjo është dytësore, jo e rëndësishme'.