Berat Gjimshiti transferohet me gjysmë çmimi te Besiktasi

Berat Gjimshiti, siç e raportojnë të gjitha mediat italiane, është larg Atalantës dhe shumë pranë Besiktasit.

Mbrojtësit kuqezi i skadon kontrata këtë verë dhe skuadra turke po përfiton për ta transferuar lojtarin që tani.

Atalanta kërkonte 1 milion euro, por Besiktasi u tregua i gatshëm të priste verën për ta bërë pjesë të klubit, si lojtar të lirë.

Por, kur italianët e panë situatën në disfavorin e tyre ata janë dorëzuar dhe kanë ulur çmimin në 500 mijë euro.

Turqit janë gati ta marrin lojtarin, i cili është një dëshirë e madhe e trajnerit turk, Senjol Gunel.

Tekniku i suksesshëm që rikthehu ekipin në krye të Turqisë, e dëshiron 25-vjeçarin në ekip, pasi është një “xhol” që mund të luajë kudo në mbrojtje pa asnjë problem.