Rama i mërzitur me mediat, pas vetëdorëzimit të Balilit

Edi Rama ka shpërthyer kundër mediave pas vetëdorëzimit të Klement Balilit.

Kryeministri nuk po e përballon dot faktin kokfortë se Balili u vetëdorëzua dhe mediat poi  mëshojnë shumë kësaj teme.

Në një status në rrjetet sociale, Rama ka reaguar ndaj mediave, me terminologjinë tashmë të zakonshme të tij, duke shkuar deri aty sa vetëdorëzimin e Balilit ta cilësojë si “një nga operacionet më të sofistikuara të policisë”.

Ja postimi i Edi Ramës

Hahaha çfarë kazani që zien për vetëdorëzim, duke e nxjerrë sikur KB u ndal tek dera e policisë pas një shëtitje në pedonalen e Delvinës. Ky është një nga operacionet më të sofistikuara policore që ka vazhduar muaj të tërë . Vetëdorëzimi është thjesht realizimi me sukses i tij.