Ditën e premte, Juventusi kryen transfertën e madhe të janarit

Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey thuhet se ditën e premte më datë 18 janar do të nënshkruajë kontratën e tij me Juventusin.

Sipas burimeve të “Tuttosport”, Ramsey do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me “Zonjën e vjetër” nga e cila do të përfitojë plot 7.5 milionë euro në sezon.

Bordi drejtues i Juventusit po mendon të gjejë ekuilibrin e duhur ose t’i paguajë Arsenalit 20 milionë euro, në të kundërt duhet të presë deri në fund të sezonit për të bashkuar Ramseyn me klubin bardhezi.