LSI, Vasili: Kemi vetëm një batak, Edi Ramën, hapni sytë para këtij mashtruesi!

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas publikimit së fundmi, të përgjimeve, ku deputetë të Partisë Socialistë ndikonin tek zyrtarët e lartë për të punësuar në administratë, militantë të PS-së, nga "Zëri i Amerikës".

Kryetari i Grupit të LSI, Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat, shfaqi që në fillim, me video, kryeministrin tek deklaronte se e kishte shpëtuar vendin nga emërimet politike dhe  i vuri përballë, kronikën e djeshme të Zërit të Amerikës ku thuhej se përgjimet për Çukon ekspozonin farsën e punësimeve të tilla.

Vasili e ka konsideruar këtë si “kryeskandalin e punësimeve në Shqipëri dhe rrënimin politik, që qeverisja e Edi Ramës i ka bërë këtij procesi dhe me çfarë hipokrizie e ka dëndur opionin publik.... “Zëri i Amerikës” nuk është kazan, - theksoi Vasili,- as mediat e lira që denoncojnë. Ne kemi vetëm një batak që quhet Edi Rama dhe qeveria e tij. edhe njëhërë tjetër të dneruar qytetarë: Hapni sytë përpara këtij mashtruesi!”