Ministrat e rinj, Kuvendi mblidhet nesër në sesion të jashtëzakonshëm

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet të mërkurën në seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të kreut të qeverisë. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka nxjerrë njoftimin për thirrjen e deputetëve në seancë.

Qëllimi i mbledhjes është votimi i 16 dekreteve të presidentit Ilir Meta për lirimin nga detyra të ministrave të mëparshëm dhe emërimin e ministrave të rinj.

 “Bazuar në nenin 74, pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës dhe në nenin 42, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, me kërkesë të Kryeministrit, njoftojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm."