Fifi bën deklaratën me të cilën befason të gjithë : S’më kanë dashur kurrë

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Fifi, padyshim është një ndër artistët më në zë dhe ndër më të pëlqyera dhe të kometuara në mediat rozë.

Pasi kënga e saj ‘Psikopatja jote’ u pëlqye nga publiku dhe mori mijëra klikime në Youtube të gjithë u bënë kuriozë për titullin aspak të zakontë, për të cilën Fifi shpjegoi se nuk ka femër në botë që nuk sillet si e tillë me partnerin e saj, duke e kontrolluar çdo veprim , ndaj dhe kënga kishte marrë një titull të tillë.

E ftuar së fundmi në emisionin ‘Nin’ këngëtarja ka bërë një deklaratë që i ka befasuar të gjithë në lidhje më marrëdhëniet e saj të dashurisë, pasi ka treguar se ka qënë ajo që ka dashur më shumë, ndërsa atë nuk e kanë dashur kurrë.

’Kënga Psikopatja jotë është krejt pikëpyetje, a je ti  a sje? Se kurrë s’më kanë dashur, gjithmonë vetëm më kam dashur’ ka rrëfyer Fifi në videon promo të emisionit.