FOTO/ Mozzik një baba shembullor/ Shihni çfarë bën ai për të bijën

Çifti shumë i përfoluri i showbizit Loredana dhe Mozzik sollën në jetë vogëlushen Hana e cila i bëri prindër për herët të parë.

Sapo erdhi në jetë vogëlushja Hana u bë kryefjala e mediave dhe në Instagramin që i ka hapur mami dhe babi mblodhi menjëherë një numër të madh ndjekësish.

Mozzik dhe Loredana nuk kanë nguruar për asnjë çast të tregojnë së ato dhe pse të rinj në moshë janë prindër shembullor.

Këtë e tregoi dhe ditën e djeshmë reperi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka publikuar një foto ku shfaqet duke blerë pelena për të bijën, teksa i ka mbushur duart plot me disa pako dhe ka lënë të kuptohet se është i impenjuar kokë e këmbë për të voglën e tij.