Arta Dade: Edi Rama dhunues i PS dhe shkatërrues i demokracisë

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade e ftuar në emisionin “A Show” ka komentuar PS-në dhe kryeministrin Edi Rama.

Sipas saj, “Rama mbetet dhunues i PS-së, themelues i Rilindjes që ka pushtuar socialistët, duke shkatërruar debatin dhe lirinë në PS”.

Ajo shtoi se, “asnjeri nuk flet dot më në selinë rozë, pasi duke parë se në çfarë niveli mbetet demokracia në PS, ashtu dhe më keq funksionon qeveria dhe qeverisja, nën diktatin e Ramës.