Arta Dade: Kur është kaq i mirë ky Caka, pse nuk ja çojmë Kosovës

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade e ftuar në emisionin “A Show” ka komentuar mosdekretimin e Gent Cakajt në krye të ministrisë së Jashtme. Dade teksa e komentoi Cakajn si të panjohur, nuk kurseu as batutat “përderisa është kaq i mirë pse nuk ia cojmë Kosovës”.

“Sinqerisht nuk e kam njohur atë djalë, kur filloi të bëhej element i medias fillova të kërkoj CV –në e tij dhe nuk e dija që ishte zv.ministër i Jashtëm. Dhe ai nuk duhet të jetë edhe kryenegociator. Përtej faktit që ai është i lexuar, njeh procesin tonë. Mbase të isha unë të isha në vend në Bushatit, nuk do ta lija si krye negociator. Fakti që është është nga Kosova, ishin eksagjerime. Fjala ‘turp’ ka inflacione, ky djalë nuk  ka as mandat përfaqësimi. Mua më vjen keq, por përderisa ëshë kaq i mirë pse nuk ia cojmë Kosovës. Kosova ka nevojë për të tilla potenciale”, tha ajo.