Përgjimet/ Konkurset e punësimit, Klodiana Spahiu pranon: E kam bërë..., por nuk mbaj mend... Dokumenti

Trafik influence për punësime apo transferime rezultojnë të kenë ushtruar edhe deputetët të tjerë të PS.

Komunikimet e përgjuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda tregojnë se një çështje të ngjashme me atë të Ulsi Manjas (transferimi), diskuton me ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, edhe deputetja e Durrësit, Klodiana Spahiu.  

Zonja Spahiu, deputete e qytetit të Durrësit shpjegoi se e kishte telefonuar Çukon për një rast, që sipas saj ishte transferuar politikisht nga Durrësi.

“Ai ishte me prindër të sëmurë dhe punonte shumë larg banesës së tij. Ai kërkonte të drejtën e tij, pasi ishte transferuar vetëm për shkak të bindjeve të majta”, tha Spahiu duke shtuar se nuk është e sigurt nëse transferimi u bë.