Djali nga Frashëri i Përmetit/ Një letër për Baton Haxhiun

Përshëndetje Baton!

Kam ndjekur me shqetësim të madh zhvillimet politike në trojet shqiptare këto ditë.

Por ka ndodhur një keqkuptim i madh me Ilirin, Baton.

Unë e di qe Bato është emër i një mbreti të mbretërisë Dardane në vitet 206-176 p.e.s (Bato Dardani). Gjithashtu një tjetër Bato, Bato Desiati ka qenë një udhëheqës i madh ilir në vitet 6-9  p.k i cili udhëhoqi atë që quhet kryengritja e batove! Por kur i shkruajte Ilirit ai pyeti këshilltarin e tij se kush është ky Baton? Ai hapi fjalorin e gjuhës së sotme shqipe. Dhe në këtë fjalor batohet=anohet, i merr ana, gati për ty përmbysur, u batua qerrja!

Ky është pra keqkuptimi i madh!

Baton!

Tani kam dhe unë një kërkesë.

Sikurse e kuptove sa më lart dhe unë jam një djalë i lexuar, pa të dhëna per korrupsion, me një ndjenjë të lartë atdhedashurie. A po i thua Ramushit të më bëjë ministër qeverie në Kosovë.

Unë jam nga Frashëri i Përmetit dhe kam një lidhje shumë të fortë me Kosovën! Para 130 vjetësh një fshatar i imi Abdyl Frashëri u bë drejtues i Lidhjes së Prizërenit.

Mos ma vono shumë këtë punë Baton!