Aksident i rëndë në Konispol, del nga rruga furgoni, një i vdekur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në jug të vendit, ndërsa ka humbur jetën një i moshuar.

Sipas raportimeve, aksidenti ka ndodhur në Konispol, ku një furgon ka dalë nga rruga, te vendi i quajtur “Qafa e Hanit”.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën pasagjeri. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.