‘Marca’: Messi nuk ka shënuar 400 gola, ka gabime në llogaritje

Leo Messi arriti të bëhej golashënuesi më i mirë në histori të La Liga-së, duke shënuar në total 400 gola.

E përditshmja madrilene “Marca” shkruan se “ylli” argjentinas nuk i ka shënuar 400 gola, pasi një gol është numëruar gabimisht.

Marca raporton se goli i shënuar ndaj Athletic Bilbaos ishte autogol nga Fernando Amorebieta, por i është numëruar Messit.

Barcelona në atë ndeshje fitoi me rezultatin 5-1, por gazeta e njohur raporton se Messit i është shtuar gabimisht një gol.