FOTO/ Meghan Markle nuk lë rast pa "kopjuar" Lady Dianën. Ja si u vesh në daljene parë për 2019-n

Është hera e parë që Meghan Markle shfaqet për vitin 2019.

Ajo së bashku me princ Harry-n kanë takuar disa përfaqësues të organizatave lokale në Birkenhead, që ndihmojnë grupet në mbështetje të femrave dhe të rinjve në Britani.

Dhe në këtë dalje dukesha ka shkëlqeur si rrallë herë.  

E veshur me një fustan ngjyrë lejla, një pallto të kuqe dhe këpucë në të njëjtën ngjyrë, dukesha u shfaq krah bashkëshortit të saj.

Ky kombinimi i ngjyrës së kuqe me ngjyrën lejla është bërë më parë dhe nga Princesha Diana e cila gjatë vizitës së saj në Bankog u shfaq me një kombinim të tillë.