Ja '6 kompanitë' e Ramës, për tenderin fiktiv

Tender sa për sy e faqe dhe për të qenë në rregull me dokumentet.

Kjo ka ndodhur ditën e sotme, kur ARRSH-ja ka hapur zarfet për tenderin e ndërtimit të lotit numër 1 në Unazën e re.

Në fakt, kreu i ARRSH-së Afrim Qendro që duhej të ishte në qeli për skandalin e falsifikimit të dokumenteve të firmës DH Albania, vazhdon ende të bëjë tendera që e kanë fituesin të paracaktuar.

6 kompani u përfshinë këtë garë që nuk ishte garë, pasi fituesi, siç edhe denoncoi PD-ja është i paracaktuar.

Gjoka Konstruksion është fituesi i këtij tenderi, që është e njëjta firmë që ka marrë me koncesion Rrugën e Arbrit dhe ku po pastron miliona euro me burime të dyshimta.

Sa për kronikë, pjesëmarrës në këtë tender të paracaktu ishin:

1. Curri sh.p.k. & Vëllezërit Hysa sh.p.k. & Agri Konstruksion

2. GD Granit AD Skopje

3. Gjoka Konstruksion SH.A. & Shansi ivest sh.p.k.

4. Geci sh.p.k.

5. ANK sh.p.k.

6. Baftjar Murati

Opozita dhe Partia Demokratike konkretisht kanë kërkuar anulimin e të gjithë tenderit të Unazës së re, pasi është korruptiv dhe me fitues të paracaktuar.

Denoncimi i PD:

Skandali 40 mln euro i Unazës së Re, pas falsifikimit, Rama paracakton fituesin tjetër