FOTO/ ‘Më mbushen sytë më lot’ Flori ndan deklaratën që i preku të gjithë ndjekësit e tij

Flori Mumajesi është një ndër kantautorët më të talentuar shqiptar.

Ai prej vitesh realizon këngë të ndryshme jo vetëm për reportorin e tij, por edhe për një pjesë të konsiderueshëm të artistëve të tjerë, të cilët shpesh kanë rezultuar fituese të kompeticioneve muzikore.

Por, ndonëse mjaft  suksesshëm, duket se dhe Flori dhe me një pasion të madh për muzikën, e mendon shpesh herë se duhet të heqë dorë nga muzika. 

Nëpërmjet disa shkrimeve në Instastory Flori ka ndarë me ndjekësit e tij një deklaratë që duhet t'a pranojmë na ka habitur paksa, por shpresojmë që gjithë kjo dilemë të jetë momentale. 

‘Vendmi më i vështirë i jetës time të shkëputem nga muzika.Dhe? Më vijnë shumë mesazhe që mi mbushin sytë me lot..... Nuk jam dorëzuar ende dhe pse shpesh herë e mendoj vertetë.Ju dua.E verteta e pamundur’ ka shkruajtur kantautori në postimet e tij.