Policia zbardh identitetin e tre viktimave, dhëndri kishte qenë ende gjallë ...

Policia e Shtetit ka dhënë një informacion paraprak lidhur me vrasjen e trefishtë në Tiranë: 

Sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone” janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri shtetasit Bujar Mata, 63 vjeç dhe Xhevaire Mata, 52 vjeçe.

Poshtë ballkonit të banesës së shtetasve B. M., dhe Xh. M., është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, shtetasi Majlind Lala, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.