Napoli kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, Hysaj titullar

Napoli mposhti Sasuolon me rezultatin 2-0 në takimin e vlefshëm për Kupën e Italisë, duke siguruar një biletë për të turnin çerekfinal.

Golat e Milik dhe Ruiz i dhuruan fitoren skuadrës së Ancelottit, që do të përballet me Milanin në raundin tjetër.

Në sfidën e sotme u aktivizua si titullar edhe mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj.

Gjatë pjesës së parë, shkodrani bëri një gabim në largimin e  topit, teksa Sassuolo gjeti rrugën e rrjetës.

Fatmirësisht ndërhyrja e “VAR” bëri që goli i skuadrës mike të anulohej.