Studentët nuk ndalen! Pas ekonomikut edhe mjekësia vijon bojkotin dhe ngujohet

Studentëve të ekonomikut u janë bashkuar edhe ata të mjekësisë, të cilët kanë vendosur që të vijojnë bojkotin si dhe të ngujohen.

Me maska dhe uniformat e bardha, studentët e Mjekësisë bashkohen me studentët e Ekonomikut, Inxhinierisë, Juridikut dhe Arkitekturës të cilët vijojnë ngujimin prej 4 ditësh në fakultetet përkatëse.

Pas mbledhjes së zhvilluar mbrëmjen e sotme, studentët e Fakultetit Ekonomik dolën me vendimin për të vijuar bojkotin dhe ngujimin edhe në ditët në vijim deri në plotësimin e kërkesave të tyre.