VIDEO/ Barcelona ‘marshon’ drejt titullit, Messi thyen rekordin historik në Spanjë

Barcelona vijon serinë e rezultateve pozitive në La Liga, teksa ka mposhtur Eibarin me rezultatin e pastër 3-0.

Fitorja e 6-të radhazi në kampionat për skuadrën e Valverdes që e sheh veten në vendin e parë me një diferencë +5 nga ndjekësit e Atletico Madridit.

Në minutën e 19-të, pas një kombinimi magjik “alla Barcelona”, Luis Suarez gjeti rrugën e rrjetës duke zhbllokuar rezultatin.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të katalanasve. Në pjesën e dytë ishte Messi që pas një asisti të Suarezit dyfishoi shifrat.

Goli i 400-të për argjentinasin në La Liga, i cili bëhet kështu lojtari i parë në histori e kampionatit spanjoll që kap këtë shifër.

6 minuta më vonë, Suarez shënoi golin e tretë duke i vendosur kapak sfidës.

Në përballjen e radhës Barcelona do të presë Leganesin në shtëpi.