VIDEO/ Manchester United tregon forcën reale në ‘Wembley’ ndaj Tottenhamit

Në “Wembley” të Londrës u luajt supersfida e javës së 22-të e Premierligës mes Tottenham Hotspur dhe Manchester United, shkruan Syri.net.

Ishte një ndeshje me mjaft emocione, e cila mbyllet me fitoren e United 1-0, me golin e shënuar nga Rashford në minutën e 44-t.

Një skuadër e rilindur me ardhjen e Solskjaer në stol, e cila në fakt sot iu fal edhe pritjeve të David De Geas.

Me këtë fitore Manchester United arrin Arsenalin në renditje me 41 pikë, ndërsa Tottenham mbetet i treti.