Shi furtunë met Shqipnia se nuk ngihet nga mental uria

Mental uria

Uria në tru është shumë më e rëndë se uria në stomak , e cila, nga uri si nevojshmëri fiziologjike pêr tu ushqyer në funksion te jetës për të menduar, kthehet ne uri psikogjike në funksion të ngrënies si proçes ripërtypje dhe jashtëqitje fiziologjike. Më e rënda, uria mentale si jashtëqitje elitare e proçesit te ripërtypjes së ushqimit politik si m... kombëtar.

Këtë mendova sot në këtë ditë të ftohte janari më diell tek hapa FB, dhe foto, foto, foto.... me shoqëri, familje, familje pa shoqëri, shoqëri pa familje me pjata përpara, më kofshe gjeli, paçe derri, kokë lope, bole dashi, kabuni e bakllava, revani e kadif, me pilaf e qumështur, me salep e hashur, kos-qebab e tarator, hallvë-hasude... në fund darkës çifteli, këngë trimnie e histori, m’afsh të rakisë kongë zamoni, me Ashik kërcehet napolini, futja nje polifoni dhe masanaj vetëm shi.

Shi furtunë met Shqipnia se nuk ngihet nga mental uria.